Lajme nga vendi
Vlorë: Policia parandalon krimin në familje, babai tenton të vrasë të birin
24 Gusht, 2021 | 12:06 pm

Policia e Vlorës është njoftuar gjatë mëngjesit të sotëm për ushtrim të dhunës fizikë në lagjen “Pavarësia”. Shtetasi A.B 47 vjecar, banues në Vlorë ka kanosur me thikë të birin. Efektivët kanë prangosur agresorin dhe kanë dërguar materialet proceduriale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorën, për veprën penale “Dhuna në familje”
Deklarata e Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”

















































