Kryefjala Logo

Shoqërohen mbi 20 veta të dyshuar për kryerjen e atentatit të mbrëmshëm në Lushnjë ku mbeti i vrarë pronari lokalit “Pedonalja”

24 Gusht, 2021 | 11:12 am

 

Gjatë mbrëmjes së djeshme Lushnja u trondit nga një atentat i kryer nga disa persona të cilët qëlluan në drejtim të lokalit “Pedonalja” nga ku mbeti i vrarë dhe pronari Bledar Muça.

Fillimisht në media u tha se viktima nuk kishte precedent të mëparshëm por në mëngjesin e sotëm është zbuluar se ekziston një precedent penal I vitit 2007 , e cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë”. Megjithatë grupi hetimor nuk e lidh ngjarjen e tanishme me këtë të kaluar.

Në atentatin e ndodhur janë plagosur 5 persona , të njohur të viktimës por dhe klientë të rastësishëm. Makina e krimit rezulton e vjedhur në Vlorë dhe në ditën e sotmë është gjendur e djegur në afërsi të Rrogozhinës , brenda mjetit u gjendën dhe 2 kallashnikovë.

Ndërkaq autoritet po kryejnë veprime për të zbuluar lëvizjet e autorëve nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Të ngjashme