Kryefjala Logo

Situatë alarmante: Mbeturinat pushtojnë Shijakun

23 Gusht, 2021 | 2:01 pm

Që prej 18 gushtit banorët e Shijakut po jetojnë nën pushtetin e vapës dhe si të mos mjaftonte dhe të mbeturinave. Mbeturinat të cilat depozitohen në kontenier kanë jo më pak se 1 javë që nuk jane pastruar. Kazanët dhe koshat janë të tejmbushur teksa mbeturina mund ti shikosh në rruge e trotuare. Si pasojë e temperaturave të larta , era e mbeturinave dhe insektet pranë tyre janë bërë të padurueshme për jetën e banorëve.

Problematikat në administrimin e mbetjeve qëndron tek mungesa e një marrëveshjeje midis Bashkisë së Shijakut dhe Landfillit të Sharrës.
Për arsye të panjohura bashkia nuk po firmos një aktmarrëveshje të cilën e kërkoj vetë . Shumë qytetarë në mënyrë vullnetare kanë gjetu zgjidhje tek djegia e mbetjeve duke rritur nivelin e ndotjes në ajër .

Qytetarët të cilët tashmë jo prej pandemisë , por prej ndotjes janë të detyruar të mbajnë maska në hunde , shprehen të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve te ndryshme që do të rrezikonin fëmijët e tyre në këto ditë të vështira.

F63E7199 1799 4F3A B454 5F07277DF3F5

Të ngjashme