Kryefjala Logo

Policia greke arreston 3 të rinj shqiptar, në perpjekje për të kaluar në kufirin shqiptaro-grek si këmbësor duke mbajtur canta me droge

23 Gusht, 2021 | 1:09 pm

Mediat greke raportojnë se nëpërmjet një operacioni policor në Kostur , janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë të moshave 26 dhe 27 vjec. Të arrestuarve iu gjetën 45 kg drogë të ndara në 41 pako në përpjekje për ta transportuar në krahun tjetër të kufirit me Greqinë.

Nën sekuestro janë vendosur gjithashtu 350 euro, 24.200 lek të reja, 4 karta sim dhe 4 telefona celularë.

Operacioni vjen pas shkatërrimit të një organizate kriminale 13 ditë më parë në rajonin e Atikit ku dhjetra anëtarë jane arrestuar midis tyre kreu I organizatës , një 38 vjecar dhe disa anëtarë të tjerë gjithashtu shqiptare.

Të ngjashme