Kryefjala Logo

Bie nga lartesia, nderron jetë 23- vjeçarja ne perpjekje për të bërë video në Tik Tok

23 Gusht, 2021 | 12:39 pm

Një vajzë e re 23-vjeçare e quajtur Kubra Dogan, që shkoi për të vizituar kushërirën e saj, vdiq tragjikisht kur pllaka plastike në një çati u shemb duke shkaktuar rënien nga 50 metra lartësi, ndërsa ajo ishte duke xhiruar një video për ta postuar në rrjetin social Tik Tok duke humbur vemendjen se ku ishte duke qëndruar në atë moment.

Ngjarja ka ndodhur në Stamboll të Turqisë ditëne djeshme dhe momenti tragjik është fokusuar nga kamera e celularit teksa në ditën e sotme është kryer dhe ceremonia mortore.

Nuk janë të pakta rastet ku të rinjtë kanë humbur jetën duke realizuar video për rrjete sociale. Përdorimi i tyre ka sjellë aksidente rrugore, vetëvrasje ne rastet e bullizmit kibernetik . Tek aksidentet , heqja e vëmendjes dhe fokusimi në regjistrimin e videove kanë qenë shkaktarët më të zakonshëm.

Disa muaj më parë edhe në Shqipëri një e re 20 vjecare humbi jetën në një aksident automobilistik teksa ishte pasagjere, ku shoferja e mjetit postonte vazhdimisht video duke i dhënë makinë e duke xhiruar gomat.

Të ngjashme