Lajme nga vendi
Punonin per shuarjen e zjarrit, helmohen ushtaret ne Vlore
6 Gusht, 2021 | 10:44 pm

Një ngjarje e rende ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Sipas Syri.net, efektive të Forcave të Armatosura që merren me shuarjen e flakëve janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin rajonal të qytetit.
Ushtaret dyshohet se jane helmuar nga ushqimi. Ndërsa nuk ka ende informacion për gjendjen e tyre shëndetësore dhe numërin e efektivëve të helmuar.
Efektivët ushtarakë raportohet se i përkasin bazës së Pashalimanit.



















































