Kryefjala Logo

30 vite pas eksodit, ne Durres inaugurohet monumenti “Sono Persono”

6 Gusht, 2021 | 4:49 pm

Ishte viti 1991 kur Italia zbuloi se ishte një tokë e premtuar për mijëra shqiptarë që mbërritën në portin e Barit nga Durrësi, të grumbulluar në bordin e anijes ‘Vlora’.

Për të përkujtuar këtë 30 vjetor nga Eksodi i Madh, mes Barit dhe Durrësit, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme.”

Pasditen e së enjtes me një konferencë në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, filluan aktivitetet me rastin e 30-vjetorit të eksodit të anijes “Vlora”, në bordin e së cilës ishin 20.000 emigrantë shqiptarë që udhëtuan në brigjet italiane.

3AE7FB1B B00F 4FDD BD3E AB0B80B32D71 E9D53146 6710 4E9D B745 9DF9B7276F2D

Në fjalën përshëndetëse, që mbajti ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ai nënvizoi se Shqipëria e 30 viteve më parë është shumë ndryshe nga Shqipëria e sotme.

Ai theksoi se vendi ynë ka ecur shumë përpara dhe dëshmi e kësaj janë negociatat që vendi ynë pret të hapë me Bashkimin Evropian.

82E08A9B 77C4 4EC9 8ED0 59FA9A819CAD 4E374A5A 0B52 478C ACA2 4C2E33ABBC71 6A71981C 10D9 465A BF73 05854A166ED2

Sipas Bucci-t Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi ka bërë gjithçka për të përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian.

Ndërkohë konsullja shqiptare në Bari, Gentiana Mburimi, tha se shqiptarët tashmë janë kthyer në një përfaqësi mjaft dinjitoze të vendit tonë në rajonin e Hulias, por dhe më gjerë.

Ajo nënvizon se ndryshe nga 30 vite më parë, shqiptarët janë kthyer në sipërmarrës të sukseshëm, në student me rezultate të larta në universitetet italiane, etj.

B003040C 77ED 4375 BCDD C09DD95E2563 612193B7 3DC0 4006 B59D 9C47056E9B10 13B8B613 9422 4394 AC3D B95549364837 93C6C519 2044 4795 A396 E464234EF6E1

Më pas të pranishmit vizituan dy ekspozitat e hapura në hollin e qendrës kulturore, njëra e fotografit italian Vittorio Arcieri, që pasuronte arritjen e emigrantëve shqiptar në Bari në gushtin e vitit 1991, ndërsa tjetra e fotografes Eva Meksi, një ndër mijëra shqiptarët e mbërritur në Bari me anijen “Vlora”.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve ishte dhe inagurimi i monumentit “Sono persone/Janë Njerëz”, ideuar nga artistja italiane Jasmine Pignatelli, simotra e monumentit që do të vendoset edhe në Lungomaren e Barit.

Ky aktivitet mblodhi në shëtitoren “Taulantia” përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe qendror në Durrës, por edhe nga bashkia e Barit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, gjatë fjalës së rastit mbajtur në këtë event tha se 3 dekada më parë personat në bordin e anijes “Vlora” shkruajtën historinë mes dy vendeve.

Sako tha se vendosja e monumentit në shëtitoren “Taulantia” është simbol i dialogut kulturor mes dy fqinjëve që ndër shekuj kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesja e bashkisë së Barit, Ines Pierucci tha se marrëdhëniet mes dy vendeve startojnë shumë më parë sesa 8 gushti i vitit 1991.

9A76873F F064 4363 AB62 A2B6DB15EA3E B4E1F384 2B23 4B6C 9597 0828E12EBA2F

“Mirëpritëm ato ditë rreth 20 mijë shqiptarë, të dëshpëruar, që kërkonin ndihmë. Por historia e atyre ditëve është një histori që përsëritet vazhdimisht dhe nuk i përket vetëm Shqipërisë apo Italisë, por të gjithë Evropës.

Skulptorja Jasmine Pignatelli tha se falenderonte popullin shqiptar që zgjodhi pikërisht vendin e saj për të realizuar ëndrrën e tij të lirisë. Ajo rrëfeu se frymëzimi për këtë vepër i erdhi që në vitin 2018.

Të ngjashme