Kryefjala Logo

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

4 Gusht, 2021 | 10:58 am

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të ish-kreut të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Më herët KPK kishte vendosur konfirmimin e tij në detyrë po ky vendim është hedhur poshtë nga KPA pasi Hajdarmataj ka probleme me justifikimin e pasurisë, si dhe me aspektin professional.

Sipas KPA-së ai  përveçse nuk justifikoi pasurinë e tij cash, kishte mangësi të thella edhe në njohjen e ligjeve, si dhe kryerjen e shkeljeve të rënda proceduriale gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e tij si prokuror.

Sipas Newsbomb në vendimin e lexuar në KPA, ku ishte i pranishëm dhe vetë Hajdarmataj, thuhej se ai ka pasur kontakte me persona të papërshtatshëm, të cilët thyejnë besimin e publikut te drejtësia.

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure.

Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Të ngjashme