Kryefjala Logo

Shperthimi ne Velipoje/ U raportua se pas vajzave humbi jeten dhe nena, flet nipi i familjes: Eshte gjalle!

3 Gusht, 2021 | 1:22 pm

Diten e djeshme ne media qarkulloi lajmi se pas dy vajzave humbi jeten edhe nena ne Itali. Por ky nuk eshte nje lajm i vertet. Sipas Ballkanweb, nipo i familjes Gjoka ka thene se Alketa Gjoka dhe djali i saj 12 vjeç janë në gjendje të stabilizuar. Ai ndodhet pranë nënës dhe djalit në Itali, ku edhe ndodhen për mjekim prej rreth 3 javësh për shkak të lëndimeve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e tyre në Velipojë. Për fat të keq, dy vajzat nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra. Tragjedia e rëndë tronditi të madh e të vogël, teksa policia arrestoi pas shpërthimit shitësin e gazit, ku ishte marrë dhe bombola që shpërtheu.

Të ngjashme