Lajme nga vendi
Vajza dhe bashkeshortja vrasin kryefamiljarin ne Klos, i bejne rezistence policise!
26 Korrik, 2021 | 10:45 am
Mbremjen e kaluar në fshatin Gurre e Vogel, në Bashkisë e Klosit, raportohet se vajza dhe bashkeshortja kane vrare kryefamiljarin Ulber Elezi pas nje sherri ne familje
Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.
Sipas fqinjeve, sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.
Basheshortja dhe vajza 21 vjecare i kane bere rezistence policise duke mos hapur deren dhe pasi ata e kane thyer ate jane futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.
Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.