Lajme nga vendi
Flamujt e BE ulen ne gjysem-shtize ne shenje solidariteti per 196 viktimat e permbytjeve ne Europe
20 Korrik, 2021 | 4:04 pm

Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel premtoi për ndihmë të shpejtë financiare, ndërkohë që në Belgjikë u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat. Belgët gjenden kështu në ditë zie vetëm një ditë përpara festës së tyre kombëtare.
Ndërkohë edhe flamujt përpara godinës së Komisionit Evropian u ulën në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti për të paktën 196 viktimat e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet.



















































