Kryefjala Logo

Zjarr ne nje magazine ne Tirane, ja si paraqitet situata

18 Korrik, 2021 | 7:02 pm

Diten e sotme eshtë përfshirë nga zjarri një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë.

Policia njofton se magazina është në pronësi të shtetasit B. A., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë grupi hetimor po zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Të ngjashme