Kryefjala Logo

Serish ngjarje tragjike ne Greqi, 30 vjecari hedh nga shkembi partneren 26 vjecare

18 Korrik, 2021 | 11:26 am

Pas vrasjes te 20 vjecares nga bashkeshorti pilot, nje tjeter ngjarje ka tronditur Greqinë, një ditë më parë. Mediet fqinje raportojnë se ditën e djeshme një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në det me shenja dhune.

Bëhet fjalë për të renë e quajtur Garyfallie, që sipas dëshmitarëve, është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.

Ai ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prje aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.

30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Të ngjashme