Lajme nga vendi
Lirohet nga burgu sanitarja Tire Alldervishi
16 Korrik, 2021 | 12:35 pm

Gjykata e Tiranes ka liruar nga burgu Tire Alldervishi, ish-sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e cila u arrestua për korrupsion, per te eshte vendosur masa “arrest shtepie”, pasi kishte kerkuar zevendesim te kesaj mase.
Tire Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.
Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.



















































