Lajme nga vendi
Humb jeten ne Radhime mjeku shqiptar, zbulohet arsyeja
12 Korrik, 2021 | 1:56 pm

Diten e sotme ne Radhime te Vlores ka humbur jeten mjeku 49 vjecar nga Korca. Behet fjale per Pergjegjesin e Sherbimit te Urgjences ne Spitalin e Korces Kujtim Shabanin.
Sipas Ballkanweb ai ka nderruar jete papritur si pasoje e nje arresti kardiak. Shabani u gjet pa shenja jete ne shezlong. Prej disa ditesh ai ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.
Prej gati dy vitesh, mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.



















































