Lajme nga vendi
Gramoz Ruçi terhiqet nga politika, mban fjalen e fundit ne Parlament
7 Korrik, 2021 | 11:34 am

Diten e sotme Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka vendosur te mbaje fjalen per here te fundit si kryeparlamentar pasi ka vendosur te terhiqet nga politika.
“Në përfundim të kësaj legjislature kam vendosur ti jap fund angazhimit tim. Unë i jam mirënjohës PS, i jam mirënjohës qytetarëve të Sarandës, Tepelenës, të Fierit që më kanë zgjedhur deputet. Shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë kolegët, ata të partisë sime dhe kundërshtarët politikë”, u shpreh Ruçi ndër të tjera, teksa bëri dhe një pasqyrë të punës së Kuvendit gjatë kësaj legjislature 4 vjeçare.
Falenderoj familjen time për mirëkuptimin që ka treguar gjatë sakrificës time pasi kanë privuar diçka nga jeta e tyre. Gjatë viteve të mia në politikë, 16 vite kam qenë në maxhorancë dhe 14 në opozitë. Në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik.
Nëse nuk kam bërë më të mirën, kjo do të thotë se nuk kemi mundur. Gjeneratat e reja që do të ulen në sallë në datë 9 shtator, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë”- perfundoi Gramoz Ruci.
Ne fund te fjales se tij te gjithe deputetet u ngriten ne kembe duke e duartrokitur dhe i dhuruan nje buqete me lule.




















































