Kryefjala Logo

Arrestohet ne spital 51 vjecari qe i mori jeten gruas ne Kruje

6 Korrik, 2021 | 9:29 am

Diten e djeshme 51 vjecari qelloi me thike brenda makines gruan e tij 45 vjec e cila humbi jeten dhe me pas plagosi veten.

Sot Artan Ismalaj eshte arrestuar ne spital nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë”, njofton policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme