Lajme nga vendi
Rrefimi prekes i nenes se 20 vjecarit qe humbi jeten ne Velipoje: Lava rrobat e tim biri ne morg pa e ditur!
29 Qershor, 2021 | 11:07 am

Pas humbjes se jetes se Musaen Zeneli, 20 vjecarit te vrare gabimisht ne Velipoje, ka folur per here te pare nena e tij. Anila Zeneli punonte ne lavanderine e spitalit dhe eshte shprehur se ka lare rrobat e te birit ne morg, pa ditur qe ishin te tij.
“Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti”, ka treguar mes lotësh Anila Zeneli.
Më pas, nëna e të vrarit në masakrën e Velipojës ka treguar edhe se si ndjehej Musaeni kur nisi punë.
“Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën. Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti”, shton ajo.
Ndërkohë e pyetur nga “Dritare.net” se çfarë kërkon zonja Zeneli në këto momente ajo është përgjigjur: “Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”



















































