Lajme nga vendi
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, tre makina përplasen me njëra-tjetrën
28 Qershor, 2021 | 7:39 pm

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë – Durrës.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar edhe trafik të përkohshëm në autostradë.
Aksidenti ka ndodhur pranë Kasharit.
Ende nuk ka informacion të saktë nga policia për pasojat e këtij aksidenti.



















































