Lajme nga vendi
Ja sa para janë mbledhur deri më tani për familjen e Myzerim Zenelit. Dhuro dhe ti…
28 Qershor, 2021 | 3:31 pm

Myzerim Zeneli ishte 20 vjeçari i cili humbi jetën në ngjarjen tragjike të Velipojës. I rritur pa babë, i riu i pafajshëm iku nga kjo botë duke u përpjekur të nxirrte bukën e gojës për nënën dhe vëllain e tij për të cilët Myzerimi ishte shpresa e vetme për disa të ardhura në shtëpi.
Të prekur nga kjo ngjarje e rëndë të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit.
Një faqe dhuruese “Gofundme” është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë gjatë një konflikti me armë ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Faqja “Gofundme” është hapur ditën e djeshme dhe menjëherë është shpërndarë nga shumë persona publikë të cilët i bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë sado pak për të ndihmuar familjen e Myzerim Zenelit.
Deri më tani janë mbledhur mbi 10 mijë euro.



















































