Kryefjala Logo

“U shua një fole”, flasin fqinjët e familjes Gushi:  Ishin njerëz që shihnin hallet e veta

26 Qershor, 2021 | 12:05 pm

Ditën e sotme u është dhënë lamtumira 4 pjesëtarëve të familjes Gushi të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Vlorë.

Në banesën e familjarëve të cilët kanë hapur dyert për të ndarë pikëllimin e tyre, kanë mbërritur numër i madh banorësh të zonës të cilët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe i kanë ofruar ngushëllimet e tyre.

Mes tyre një banor i zonës është shprehur se e njihte shumë mirë familjen që ndërroi jetë dhe tha se i dhembte shpirti pasi ishin njerëz që shihnin punën e vetë. “U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit.”, tha ndër të tjera i moshuari.

“Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë. Qava. Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet”– u shpreh banori.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.

Të ngjashme