Lajme nga vendi
Qëllohet me lopatë në kokë drejtori i bashkisë, zbardhen detajet
24 Qershor, 2021 | 9:33 pm

Një konflikt fizik me motive pronësie ka përfshirë këtë të enjte Seit Rondon, drejtorin e agjensisë së sherbimeve publike në Gjirokastër.
Mësohet se Rondo është përplasur me shtetasin Kujtim Basha, i cili dyshohet që e ka goditur drejtorin me lopatë në kokë.
Rondo ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Omer Nishani, ndërsa Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.



















































