Lajme nga vendi
Olti Curri i drejtohet Yuri Kim: Habitesh per krimet e komunizmit? Informohu se kjo eshte puna jote.
19 Qershor, 2021 | 10:45 am

Diten e djeshme ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka bere nje takim me nje djale nga Tropoja, i cili ne nje koment ne rrjetet sociale ambasadoren amerikane me
origjine koreanojugore e quante “kineze”. Yuri Kim per ti treguar origjinen e saj dhe se jo gjithe aziatiket jane kineze, beri nje takim miqesor me komentuesin.
Gjate takimit Yuri Kim nder te tjera eshte shprehur se eshte prekur kur ka mesuar nga Fisart per te kaluaren e Shqiperise nen regjimin komunist, ku Enver Hoxha dhe komunistet e tjere jane perpjekur te ndikojne ne fe, fimanca, strehim, ndarjen e vendeve e punes, ama nuk mund te ndikonin ne kontrollin e shpirtrave te njerezve.

Kjo fraze ne lidhje me kete periudhe te dhimbshme dhe te gjate te historise shqiptare ka terhequr vemendjen e shume njerezve publike perfshire edhe blogerin Olti Curri. Ai i habitur nga “injoranca” e diplomates amerikane mbi vendin tone dhe ku ajo ka ardhur te jape kontrobut, ka publikuar foton nga takimi me komentin e tij ku krahason ambasadoren me nje shitese te Zara, ku e para s’ka informacionet baze per punen e saj ndersa e dyta duhet te informohet se ndryshe nuk punon dot.
Komenti i plote i blogerit te njohur.

”Seriozisht? ke ardhur ambasadore ne nje vend ish komunist me diktaturen me te eger ne kampin eurosocialist dhe tu desh takimi me Fisartin qe te prekesh se Enveri kontrollon gjithcka. Nje mikesha ime filloi pune tek Zara ne Milano dhe ju desh te inforomohet edhe sa here i ka zene gripi familjen Ortega ndaj mendova qe nje ambasadore (aq me shume e SHBA-ve eshte informuar mbi te shkuaren jo fort te larget te vendit ku punon. Gjate kohes se lire ju sugjeroj librin “Rrno per me tregue” qe te kesh nje panorame te qarte mbi viktimat e komunizmit( qe shume kane nderruar jete dhe femijet e tyre kane emigruar) dhe shkaktaret e krimeve ( qe shume kane nderruar jete dhe femijet e tyre qe i gjen lehtesisht ne korridoret e pushtetit. Yuri Kim me thuaj kurdohere per librin”- shkruan Olti.



















































