Lajme nga vendi
Aksident në Pogradec, 45-vjeçari përplas me makinë të miturin
18 Qershor, 2021 | 11:00 pm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, pranë vendit të quajtur ‘Guri i Kuq.
Policia bën me dije se shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



















































