Lajme nga vendi
Dyshohet se e dashura e djalit u mori jetën, flet Taulant Pasho: Prindërit kishin para, pak pas ngjarjes Elona më dha lekët që më kishte borxh
16 Qershor, 2021 | 7:48 pm

Detaje të tjera kanë dalë në dritë sa i përket ngjarjes së rëndë e cila u zbulua para disa kohësh, ku çifti Pasho u gjetën të coptuar dhe pa shënja jete.
E dyshura kryesore momentalisht është e ish e dashura e djalit të tyre Elona Kaleshen, e cila edhe është arrestuar.
Mësohet se Taulant Pasho ka rrëfyer se prindërit e tij kishin një shumë prej disa mijëra eurosh kur kishin mbërritur nga Vlora në Itali, para të cilat janë zhdukur. Ai ngre dyshime se paratë mund t’i ketë marrë ish-e dashura e tij Elona Kalesha, pasi pak ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ajo i kishte kthyer një shumë të madhe parash që ia kishte marrë borxh më parë.
Në lidhje me zhdukjen e prindërve, Taulanti është shprehur se nuk kishte telefonuar policinë pasi kishte frikë se mos e arrestonin, por kishte lënë motrat e tij që të merreshin me këtë çështje. Aktualisht Taulant Pasho ndodhet në një burg në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Kujtojmë që çifti Shpëtim dhe Teuta u gjet dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Solliçianos, pesë vite pas zhdukjes së tyre.



















































