Kryefjala Logo

Humb kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 68-vjeçari

16 Qershor, 2021 | 10:40 am

Policia e Memaliajt me anë të një njoftimi ka bërë me dije se pak më parë si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën një 68-vjeçar.

Adem Hada teksa ka qenë duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të ngjashme