Kryefjala Logo

Mbyllet “Covid 2”/ “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit si Sanatorium

2 Qershor, 2021 | 12:03 pm

Spitali “Shefqet Ndroqi”, i kthyet në spital Covid do t’i rikthehet sërish funksionit të Sanatoriumit.

Pacientët me Covid që po trajtohen në këtë spital do të transferohet te Covid-1, ose spitali Infektiv.

Pas tranferimit të pacientëve, pritet të kryehet dhe dezinfektimi i ambjenteve të spitalit.

Më herët, si pasojë e ulejeve të rasteve të resja me koronavirus dhe shtrimeve në spitale, janë mbyllur dhe pavionet Covid në rrethe.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Të ngjashme