Lajme nga vendi
Vritet biznesmeni ne mes te Tepelenes, zbulohet identiteti i tij
2 Qershor, 2021 | 8:31 am

Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua dje për vdekje me armë zjarri në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit te Tepelenes. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës.
Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Deri më tani nuk dihen detaje rreth autoreve.

















































