Lajme nga vendi
(Ekskluzive) Flet Vilson Bashaj “polici” qe terboi rrjetin duke kercyer me uniforme ne nje disko rinore
31 Maj, 2021 | 3:31 pm

Diteve te fundit ne rrjetet sociale ka bere jehone video e nje personi te veshur polic i cili kercente mes nje turme te disa te rinjve ne disko.
Kjo video u shoqerua me komente nga me te ndryshmet nga JOQ, ku komentuesit ofendonin dhe gjykonin policine e shtetit qe bene skena te tilla.

Ne fakt ky eshte nje fake news, dhe video nuk eshte aspak e vertete por nje improvizim momenti.
Kryefjala.com ka komentuar me djalin e videos i cili eshte Vilson Bashaj.
”Une nuk kam qene dhe nuk kam punuar kurre si polic. Kam qene i ftuar ne ditelindje si gjithe te tjeret. Gjithcka ishte improvizim momenti dhe nuk e mendova qe do te behej kaq e madhe, e beme thjesht per qejf.”- eshte shprehur Vilsoni per Kryefjala.com.

Pra te gjithe skeptiket dhe komentuesit e irrituar, mund te rrine te qete, sepse Vilsoni eshte nje i ri qe ben qejf dhe s’ka lidhje me policine!



















































