Lajme nga vendi
U dogj në pusin e naftës 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital naftëtari! Emri
30 Maj, 2021 | 6:23 pm

Punonjësi 51-vjeçar Viktor Ballaj ka ndërruar jetë 29 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i flakëve në pusin e naftës në Ballsh.
Ballaj pësoi djegie të rëndë në trup prej flakëve nga shpërthimi i tubacionit të dekantimit të naftës.
Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit.
Gjykata më 6 maj vendosi masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurimit teknik, Erion Alushi. Ai u akuzua për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë pasi ishte përgjegjës për sektorin e dekantimit të naftës dhe punonjësin Viktor Ballaj.




















































