Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Lezhe, makina perplas per vdekje 45 vjecarin dhe largohet

30 Maj, 2021 | 12:35 pm

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se një makinë ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit.

Drejtues i mjetit ka qenë shtetasi Agis Vathi, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Të ngjashme