Kryefjala Logo

Humb jeten 57 vjecari qe u plagos pas zjarrit ne fabriken e tullave, arrestohet pergjegjesi

29 Maj, 2021 | 8:59 am

Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në Maminas. Mësohet se 57-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Francez në Tiranë, por pë shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq policia ka arrestuar një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Të ngjashme