Kryefjala Logo

Biznesmeni rrëzohet nga shkallët, pëson dëmtime të rënda. Dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

26 Maj, 2021 | 4:21 pm

Një biznesmen nga Saranda ka mbetur i plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur sot.

Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i Hotel “Mare” në Ksamil aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës kritike të traumës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të ngjashme