Kryefjala Logo

Misteri, viktima që u gjet në Elbasan me damarë të prera

23 Maj, 2021 | 11:56 am

Detaje të tjera janë bërë publike nga krimi i rëndë që tronditi Elbasanin mengjesin e sotëm, kur u gjet në mes të rrugës një person i pajetë dhe i dhunuar.

Nga raportimet mësohet se viktima ka pasur goditje në kokë dhe në trup. Madje mësohet se viktimës i janë prerë edhe damarët.

Ndërkohë që akoma nuk është bërë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se ai ka edhe gjunjët me goditje .

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku çka dyshohet se është hedhur në rrugën ku u gjet.

Në vend nuk është gjetur as ndonjë thikë apo mjet tjeter që mund të sillte dyshime se viktima i ka prerë vetë damarët.

Dyshimet e para janë se viktima mund të jetë torturuar dhe më pas vrarë. Nga kqyrja e kufomës, rezulton se viktima ka pasur të paktën 7 goditje në kokë.

Ja edhe njoftimi i policiësë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.

 

Të ngjashme