Lajme nga vendi
Të afërmit e viktimës në Vlorë dhunojnë mjekun në spital! Emri
21 Maj, 2021 | 11:41 pm

I riu Delion Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme, ndërsa ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.
Pas ngjarjes tragjike, mësohet se në ambientet e spitalit është shënuar një incident në momentin që 35-vjeçari ka ndërruar jetë.
Shefi i reaminacionit është goditur dhe grushte nga të afërm të viktimës.
Mjeku i dhunuar është Mond Breshanaj, i cili nga informacionet mësohet se është rrahur keq në spital.



















































