Kryefjala Logo

Vdiq duke lindur në spital / Familjaret e Elisabeta Lamajt i ‘bëjnë pritë’ Olsian Çelës

17 Maj, 2021 | 4:55 pm

Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt e cila humbi jetën një muaj më parë gjatë lindjes në spitalin e Fierit, ka shfrytëzuar vizitën e kryeprokurorit Olsian Cela në këtë qytet, për ti kërkuar ndihme për hetimet që po zvarriten nga organi i akuzës në Fier ndaj mjekeve.

Ai thotë se hetuesit e kanë neglizhuar cështjen e vdekjes së gruas së tij.

Kërkoj ndihmën tuaj. Jam bashkëshorti i Elisabeta Lamajt që ka ndërruar jetë në spital në datën 10 prill. Mjekët janë në punë, askush nuk më ka pyetur nga prokuroria, të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje. Deri sot kam bërë kërkesë të hënën e parë për të bërë takim me prokurorin askush nuk më ka thirrur.

Kryeprokurori Olsian Çela teksa hynte në Prokurorinë e Fierit i ka kërkuar bashkëshortit të viktimës që të paraqesë pretendimet që ka.

Elisabeta Lamaj vdiq gjatë kohës që ishte në sallën e lindjes në spitalin e Fierit në datën 10 prill.

Familjaret e viktimës kanë protestuar disa herë para Prokurorisë së Fierit.

Të ngjashme