Lajme nga vendi
Aksident në Tiranë, 23 vjeçari me motor përplaset me kamionin
16 Maj, 2021 | 2:42 pm

Një aksident mësohet se ka ndodhur ditën e sotme tek Liqeni i Thatë ku një 23-vjeçar me motorr ka goditur nga pas një kamion.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur 23-vjeçari i cili ndodhet në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



















































