Kryefjala Logo

3 vrasje brenda pak ditesh ne Elbasan, lirohet nga detyra shefi i Hetimit, ja me ke zevendesohet

14 Maj, 2021 | 9:28 am

Tre vrasjet që ndodhën në qytetin e Elbasanit bredna një muaji kanë sjellë edhe “të sakrifikuarin” e parë, pasi Gjon Gecaj, shefi i Hetimit, është liruar nga detyra dhe është transferuar sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Vendin e tij e ka marrë Krenar Guçe, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë së tiranës dhe së fundmi Oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, ndërsa disa ditë më parë një grua u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë 2 ditë më parë në Elbasan u qëllua me breshëri automatiku Everest Caka, i cili mbeti i vdekur në vedn, ndërsa bashkëshortja e tij që ishte në makinë me të u plagos.

Newsbomb

Të ngjashme