Kryefjala Logo

“S’ka Zot”- 40 vjecari tenton te vetdigjet ne sheshin Skenderbej gjate faljes te Fiter Bajramit

13 Maj, 2021 | 9:30 am

Policia jep detaje për incidentin e ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Policia thekson se 40-vjeçari është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet, por është ndaluar nga qytetarët. Ndërkohë, LSA sjell edhe momentet kur personi është neutralizuar nga besimtarët dhe më pas shoqëruar nga policia.

0E22DB69 FDF8 40CB B693 A99B23323025

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme