Lajme nga vendi
Vrasjet e tmerrshme në ditët e fundit, reagon presidenti Meta: Duhet të zbardhen menjëherë nga drejtësia
12 Maj, 2021 | 3:46 pm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me krimet e fundit që kanë përfshirë vendin.
Ai shkruan se autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë.
Statusi i Metës:
Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.



















































