Kryefjala Logo

“S’e dija që kishte plumb brenda”! Vrasja në Tiranë, rrëfehet autori: Po luaja me shokët

11 Maj, 2021 | 2:50 pm

Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, që tronditi Tiranën mbrëmjen e kaluar. Është zbardhur dëshmia e autorit të dyshuar, 28-vjeçarit Marjus Dema, i cili u vetëdorëzua në polici paraditen e sotme.

Autori ka thënë para hetuesve se nuk kishte dijeni që arma kishte plumba brenda, ndërsa është shprehur se atë e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Të ngjashme