Kryefjala Logo

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, VIP-at e Showbiz shprehin ngushëllimet: Nuk mund ta besoj

11 Maj, 2021 | 2:07 pm

27-vjeçari Mehmet Qema që u qëllua për vdekje me armë nga shoku i tij mbrëmë në një lokal në Tiranë, ka qenë mik i shumë prej këngëtarëve dhe personazheve që janë pjesë e botës së showbizit.

Shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 27-vjeçarit. Të tillë janë Mozzik, Getinjo apo dhe këngëtarja BabyGee.

d75826c9 4554 4bd0 8401 1f0193a83f7f

“Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht s’po mund ta besoj çfarë paska ndodhur. U prehsh në paqe Tallman”, thuhet në dedikimin e Getinjo.

“Nuk mund ta besoj. U prehsh në paqe. Nuk di çfarë të them”, ka shkruar BabyGee.

21afdcf3 e37c 48bf 89ab 005bd2faf015

“Prehu në paqe Tallman. Ngushëllime familjes, miqve, Zoti iu forcoftë”, ka shkruar Mozzik në mesazhin e tij të ngushëllimit.

27-vjeçari Mehmet Qema, të cilit i thërrisnin me pseudonimin “Tallman”, mbeti i vrarë nga shoku i tij Marius Dema 28 vjeç.

b7b1a83f efdf 4609 8344 275b2ec66cf5

Dy të rinjtë ishin duke luajtur me pistoletën në lokal, kur arma u shkrep dhe plumbi kapi 28-vjeçarin Qema.

Ky i fundit u dërgua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Ndërsa autori është dorëzuar në polici.

Të ngjashme