Lajme nga vendi
Rrefehet Blendi Fevziu: Bashen doja ta nxirrja nga klasa kur e kisha nxenes, por …
10 Maj, 2021 | 9:05 am

Blendi Fevziu, drejtues i emisionit të tij politik për rreth 24 vite që nga gushti i 1997-s, ka qenë dhe është shumë pranë ngjarjeve dhe figurave politike. Liderët e politikës i ka njohur që në fillimet e veta dhe te “Dola te Ola” rrëfeu disa nga momentet më të rëndësishme.
Blendi Fevziu si fillim e ka patur emisionin e tij politik në RTSH të quajtur “E diela debat” dhe teksa në studio u shfaq fotoja e parë e intervistës me Edi Ramën e cila është zhvilluar në atë televizion, ai kujtoi se kryeministri ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbi të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autoritet.
Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.



















































