Kryefjala Logo

Teatri Kombetar/ Ja kur do te shqyrtohet padia e Presidentit nga gjykata Kushtetuese

4 Maj, 2021 | 5:51 pm

Çështja e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet së shpejti nga Gjykata Kushtetuese.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuesja ka caktuar 3 qershorin datën e seancës kur do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita.

Të ngjashme