Lifestyle
Vodka apo Whiskey, ja ç’tregon pija e preferuar per karakterin e nje vajze
28 Prill, 2021 | 1:44 pm

Kur duhet të bëjë zgjedhjen e likerit, një vajzë ka dy rrugë. Mund të pijë diçka të kthjellët, ose diçka të errët, mund të zgjedhë vodkën, ose whiseky-n.
Zgjedhja e vodkës ose whiskey-t thotë shumë për ty.
Shumica e vajzave shoqërohen lehtësisht me vodkën. Nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu. Nuk do të thotë që je një zog tipik nate. Thjesht do diçka të qartë. Vajza e whiskey-t është më shumë në anën e pazakontë, më e dhënë pas së veçantës, jo shumë e bindur ndaj shumicës së tipareve tradicionale të karakterit stereotipik të femrave, por ajo është edhe e fortë, tip i vështirë për t’u marrë vesh e për t’u bërë ballë.Një vajzë që pi vodka është vajza e festave, ajo që pi whiskey është vajza e historive. Të dyja janë interesante, të veçanta, karizmatike dhe tërheqin gjithmonë vëmendje.Ato thjesht e shohin dhe ndërveprojnë me botën në mënyra të ndryshme. Kanë dy lloje të ndryshme likeresh në vena, që i ndriçojnë e i qetësojnë, që i bëjnë të kërcejnë dhe i shtensionojnë.Ka dy lloje femrash në këtë botë të parë nën ndikimin e alkoolit: vajzat whiskey dhe vajzat vodka. Ka vajza që u pëlqen të jenë femërore dhe vajza më të ashpra. Është thjesht si funskionojnë femrat, si bashkëveprojnë me veten dhe mjedisin. Disa ndihen mirë me stereotipet dhe i zbatojnë. Të tjerat preferojnë të qëndrojnë jashtë normave duke i refuzuar kufijtë e vendosur nga të tjerë para tyre. Dhe këto gra, gratë e likereve të kthjellëta dhe të errëta, do tërheqin dy lloje të ndryshme meshkujsh. Ato do të kenë të dashur në skajet e kundërta të spektrit mashkullor.Ajo që pi whiskey-n do ndërvepronte më mirë me një burrë që i pëlqejnë bisedat dhe hija e misterit, ndryshe nga ajo që pi vodka, që do e gjente veten të rrethuar nga djem që ngasin Escalada dhe pushojnë në rivierë.Ka kaq shumë gjëra te një grua që e bëjnë atë, atë që është, që formojnë personalitetin e saj dhe gjithmonë duhet të zgjedhësh, mes dy ekstremeve në jetë, ku njëri të përshtatet më mirë sesa tjetri. Një vajzë është misterioze, ose libër i hapur. Një vajzë mund ta ndezë atmosferën, një tjetër i jep dritë. Gratë janë të gjitha të ndryshme, por shpesh duhet të zgjedhin një skuadër ose tjetrën.

















































