Lifestyle
Si u veshën politikanët shqiptar në ditën e zgjedhjeve?
25 Prill, 2021 | 4:52 pm

Sot ne diten e zgjedhjeve syte na shkojne edhe tek menyra si zgjodhen politikanet ne vend te visheshin. Patem surpriza? Jo dhe aq, te gjithe ruajten linjen qe ruajne prej vitesh tashme duke ndryshuar vetem disa detaje. Fillojme:
1- Sali Berisha

Nje nga imazhet kryesore Demokratike sot votoi me kostum qe eshte dhe aksesori i tij i preferuar.Sigurisht qe ngjyrat e zgjedhura nuk jane te rastesishme pasi ka kollaren dhe shamine e xhepit ngjyre blu.I kuruar dhe me pamjen e nje zoterie te vertete shetit drejt votimit me zonjen e tij Liri Berisha e cila ka zgjedhur nje fustan me xhakete ne ngjyre roze,i shoqeron me perla te bardha dhe thyen ngjyren me çanten e zeze.Na kujton pak Mbretereshen e Anglise qe per veshjet e saj zgjedh vetem nje ngjyre dhe kontrastin ja jep gjithmone çanta. Te dy sebashku jane nje imazh cilesor per syte dhe meritojne totalisht noten 10!
2-Ilir Meta

Presidenti i Shqiperise edhe sot ashtu siç i ka hije zgjodhi kostumin.Nuk ka azgje me te bukur se kreu i shtetit qe tregon seriozitet ne perzgjedhjen e veshjes. Kostumi ngjyre blu dhe kollarja kuq e zi jane bere per njeri tjetrin dhe Presidenti di si ti posedoje me se miri. Noten 10!
3.Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi zgjodhi nje kostum xhakete pantallone ngjyre trendafili pastel.
Asnje thyerje ngjyre ne look-un e saj sot, vetem roze pastel. Do te thoni ju pse? Epo jua them une!
Ngjyrat pastel jane ngjyra pranverore,ngjyra te gezueshme qe vishen zakonisht neper festa shume te rendesishme per nje individ.Çdo ngjyre ka kuptimin e vet dhe sigurisht Monika,si nje grua qe te jep shume vetbesim dhe siguri kur e sheh i ka menduar keto gjera shume perpara nesh. Trendafili pastel perfaqson lojen dhe fillimin e ri! E dinit? Ja ku po jua them pra, qe pervecse pantallonat e gjera dhe te gjata e tregojne me te gjate, bluza e ngushte pas trupit me xhaketen qe e shoqeron,ajo nuk ka zgjedhur te kete aksesore pervec maskes. Floket keshtu i qendrojne kaq bukur sa me ben te pres dhe une floket qe mezi i rrita.Ok per ne sot ke 10! E paster,e thjeshte, e kuruar.
4.Edi Rama

Kryetari i Partise Socialiste ka nje mode te veten,harron ne fakt se veshja e kostumeve tregon angazhim serioz,tregon se Kryeministri e ka marre seriozisht punen qe i eshte besuar.
E ndersa ne kemi pare me shume çitjane, çorape dhe kollare shumengjyreshe dhe xhupa me “Juventusin” na tregon se ai aty do te ndalet, tek veshja.
Rama nuk e kupton se publiku veren gjithçka dhe menyra si ai vishet,eshte nje indikator se sa seriozisht e ka marre pozicionin per te cilin kandidon.
Pantallona te gjera te zeza, xhakete model tute e erret me nje bluze te bardhe dhe kapele sportive dhe duket si VIP-at e Holliwood-it qe maskohen kur duan te marrin nje kafe pa rene ne sy te paparaceve! Na vjen keq qe edhe pse e prisnim prap u zhgenjyem, ulu 4!
5.Erion Veliaj

Lali edhe sot zgjodhi te ishte “Lali”
Dikush ti thote qe kostumi nuk e ben “me pak popull” perkundrazi! Kur perveç figurave te njohur qe kishin zgjedhur imazh serioz dhe te kujdesur, ai me nje pale xhinse dhe xhakete lekure dukej sikur po vinte nga nje “Irish Pub” dhe nuk pati kohe te nderrohej ne shtepi.Dhe e besoj kur e them pasi edhe bashkeshortja e tij kishte veshur nje xhakete lekure sikur para se te dilte nga shtepia,lali e kishte telefonuar dhe i kishte thene: “Vishu edhe ti si une qe mos lej nam vetem” Me vjen keq por nuk e kaloni klasen.
6.Fatos Nano

Ish kryeministri i Shqiperise nuk doli nga zona e tij e rehatise.Pamje total black dhe aksesorin e preferuar syzet! E dime se e zeza nuk del kurre nga moda po ndoshta ne rastij e tij e ndihmon te fshehe edhe ato kilet plus.Nese te vendosim nje 7 na premton qe do pergatitesh me mire heres tjeter?
Vazhdon…

















































