Lajme nga vendi
(Video ekskluzive) Momenti kur agresori plagos 5 personat ne xhamine “Dine Hoxha”
22 Prill, 2021 | 9:40 pm

Pak dite me pare agresori Rudolf Nikolla plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Kryefjala.com ka siguruar videon e momentit teksa agresori u afrohej dhe plagoste njerezit brenda dhe jashte xhamise, madje ai i ka ndjekur me vrap disa prej tyre.
Disa pamje vertet te tmerrshme, duke patur parasysh faktin qe ka qene mesdite dhe ka patur shume njerez te tjere ne zonen per qark.
Ai ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës. Nikolla u la në burg ditën e sotme ndërsa avokati i tij e ka quajtur vendimin të padrejtë, sepse pretendon se klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor.
Agresori teksa ka folur për krimin që ka bërë përpara gjykatësit, ka deklaruar se kishte kohë që e përndiqnin. Ai ka shtuar se klishe raste që i kanë marrë lekë. Gjithashtu ai ka pranuar se ka qenë i shtruar në spital dhe se për një kohë të gjatë ka marrë mjekime.



















































