Kryefjala Logo

(Emrat) Tentuan te vrisnin 33 vjecarin ne Fier, arrestohen 3 te rinj dhe shpallet 1 ne kerkim

17 Prill, 2021 | 11:47 am

Tre të rinjë kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi pasditen e djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas tjetër, Pashk Palnika nga Tropoja por banues në fshatin Sulaj, Fier.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit:

– Kiri Menica, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).
– Mirand Menica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.
– Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.
– U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Robert Mernica, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Newsbomb

Të ngjashme