Lajme nga vendi
U denua me 5 vite burg pasi u kap me arme ne seline e PS, Vladimir Gjuta dhunon punonjesin e policise
16 Prill, 2021 | 2:22 pm

Prokuroria e Tiranës kërkon 6 vite burg për Vladimir Gjutën, pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës të burgut. 10 ditë më parë Gjuta u dënua me 5 vite burg sepse u kap me armë pa leje te selia e PS ku ndodhej kryeministri Rama.
Ndërkohë, sot bëhet me dije se organi i akuzës kërkon edhe 6 vite të tjera burg për Gjutën pasi ka dhunuar një punonjës të burgut ku vuan dënimin. Ai akuzohet për goditjen e punonjësve të burgut. Deri tani nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur përplasja mes Vladimir Gjutës dhe punonjësit të burgut.
Vadimir Gjuta u arrestua me 10 shkurt të 2020 pranë Selisë së PS me pistoletë dhe 180.000 € në çantë. Ai u shfaq i maskuar gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja e Ramës me zyrtarë të PS, por u arrestua nga Garda.
Më datë 7 mars 2021, gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar me 5 vite burg, për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Kujtojmë se, Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.



















































