Kryefjala Logo

Ngjarje e rende ne Kukes, i riu plagos 19 vjecarin, i cili ndodhet ne gjendje kritike

16 Prill, 2021 | 11:45 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës mbrëmjen e djeshme. Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me thikë një 19 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë/ Kukës Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Të ngjashme